5-vjeçarja Dina preu flokët për fëmijët me kancer! Dina e lumtur që do ta kthejë buzëqeshjen e një bashkëmoshatari të saj

TË FUNDIT

“Jam shumë e lumtur që kam stiltë ri flokësh”, thotë 5-vjeçarja Dina. Kjo vajzë e vogël para disa ditësh preu flokët e saj të gjata bionde për t’i dhuruar për përpunim të parukave për fëmijët me kancer. Nuk pendohet, sepse siç thotë, flokët do t’i rriten sërish, kurse fëmijët e sëmurë do të gëzohen shumë.


TV21: Deri ku ikishtetë gjatë flokët?
Dina: “Deri këtu”.
TV21: Ku i dhurove?
Dina: “Për fëmijët që janë të sëmurë”.
TV21: A të vjen keq që i shkurtove?
Dina: “Jo”.
TV21: Pse?
Dina: “Sepse dua t’u ndihmojë fëmijëve. Flokët do të rriten sërish”.

Nëna e saj SelmaHaxhiq, thotë se fëmijët që nga mosha më e re duhet të mësohen të jenë humanë.


“Desha që Dina të mësohet tani kur ende është e vogël. Shumë e donte flokun, por duhet të mësohet të ndajë me të tjetër, sidomos diçka që është e rëndësishme dhe e vlefshme për të. Por, kur për dikë tjetër një gjë është më e rëndësishme dhe më e nevojshme, duhet ta ndajë atë”, tha Selma Haxhiq – nëna e Dinës.

Selma thotë se iniciativa e saj ka motivuar shumë prindër që t’u tregojnë fëmijëve të tyre se duhet t’i ndihmojnë fëmijët e tjerë.


“Shpresoj se do t’i motivojmë dhe se do të jemi nxitje për prindërit që shumë fëmijë t’i presin flokët e tyre dhe ta dhurojnë atje ku ka nevojë. Interesimi është shumë i madh. Shumë nëna më shkruajnë dhe sinqerisht gëzohem dhe shpresoj se do të motivojmë shumë fëmijë dhe prindër”, u shpreh Selma Haxhiq – nëna e Dinës.

Por, për të dhuruar flokët, duhet të plotësoni disa kushte:

-Flokët të jenë të gjatë të paktën 30 cm
-Duhet të jenë të natyrshme, jo të ngjyrosur
-Duhet të jenë të rregulluara në një gërshet me llastikë

Nëse i plotësoni kushtet e kërkuara, flokun duhet ta dërgoni përmes “Postës” në Organizatën “Haarëensen” në Holandë. Pas 10 ditëve do të merrni përgjigje se flokët tuaj janë dhuruar.