5-vjeçares Lubica i nevojitet operacion urgjent, ajo tashmë ka humbur dy vëllezër dhe një motër

TË FUNDIT

Pesëvjeçarja Lubica Zhivkoviq vuan nga kanceri në mushkëri dhe duhet urgjentisht të operohet në spitalin Sistina, ku është diagnostikuar me këtë sëmundje – shpjegon babai Dejan Ilijevski. Operacioni kushton 8 mijë euro, ndërsa familja nuk mund të sigurojë këtë shumë.

“Lubica vuan nga epilepsia, ka mangësi në zemër dhe karcinom në mushkëri i cili u zbulua në vitin 2019”, u shpreh Olivera Zhivkoviq.

“Nuk dua që të na vdesë edhe një fëmijë.
-Sa fëmijë keni humbur dhe nga çka?
Kemi humbur tre fëmijë, dy kanë pasur mangësi në zemër, një ndërroi jetë nga sepsa”, tha Dejan Ilievski, babai i Lubicës.

Lubica ka edhe tre vëllezër të cilët gjithashtu nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo familje nuk ka kurrfarë të ardhurash. Jetojnë në kushte të vështira në dy dhoma të rrënuara dhe me lagështi. Nuk kanë as energji elektrike, ndërsa presin që ujin t’ua ndalin nga dita në ditë. Shpresojnë se apeli i tyre për ndihmë do të arrijë deri te të gjithë njerëzit human me qëllim që Lubica të operohet sa më shpejtë.

TELEFONI PËR DONACIONE
071750310