Me 46.5 milion euro kredi të siguruar nga Banka Botërore, Maqedonia e Veriut do të zbatojë dy projekte për zhvillimin ekonomik të vendit. Njëri projekt është për efikasitetin energjetike në sektorin publik me vlerë 25 milion euro dhe tjetri për promovimin e arsimit me vlerë 21.5 milionë euro. Periudha e ripagimit të kësaj kredie është 11 vjet, duke përfshirë grejs periudhën prej 3 vjetësh dhe normë interesi prej gjashtë muajsh EURIBOR me shpërndarje të ndryshueshme. Sipas ministrit të Financave Fatmir Besimi, projekte të tilla që kanë komponent të fortë zhvillimi kanë rëndësi të madhe, veçanërisht në kushtet kur po përballemi me efektet e krizës së Kovid-19 në ekonomi./TV21
