43 qytete ligatinore në mbarë botën, një mundësi për të realizuar harmonizimin e njeriut me natyrën

TË FUNDIT

Nxitja e zhvillimit cilësor të harmonisë së njeriut me natyrën , nepërmjet mbrojtjes e modernizimit të punës për shtimin e parqeve të ligatinave ,është në qendër të diskutimeve që po mbahet në Konferencën që po mbahet në Whan dhe nepërmjet videos në Gjenevë të Zvicrrës .Presidenti i Kinës Xi Jinping duke përshëndetur këtë Konferencë tha se Kina do të nxitë zhvillimin cilësor sipas Konventës së Ligatinave.

Kina hartoi kohët e fundit një plan skicor për parqet kombëtare dhe sipal këtij plani, Kina do të projektojë një numër parqeve kombëtare, me sipërfaqjen prej 10 për qind të territorit tokësor të vendit.

Afro 11 milionë hektarë të ligatinave do të përfshihen në sistemin e parqeve kombëtare të Kinës.

Shtatë qytete kineze do të marrin certifikatat e qyteteve ligatinore ndërkombëtare nga Konventa e Ramsarit, duke e bërë Kinën vendin me shumicën e qyteteve të tilla.

Pas takimit, do të ketë 43 qytete ligatinore ndërkombëtare në mbarë botën, nga të cilat 13 i përkasin Kinës, tha Hu Yuanhui, zëvendësdrejtor i departamentit të bashkëpunimit ndërkombëtar në Administratën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave të Kinës, në një konferencë të përbashkët për shtyp të takimit nga Wuhan dhe Gjenevë.

“Kjo është arritja më e madhe e mbrojtjes ekologjike të ligatinave”,- tha Hu.

Shtatë qytetet kineze të certifikuara rishtazi janë Hefei i provincës Anhui, Jining i provincës Shandong, Liangping i komunës Chongqing, Nanchang i provincës Jiangxi, Panjin i provincës Liaoning, Wuhan i provincës Hubei dhe Yancheng i provincës Jiangsu.