“417 km në orë në autostradën gjermane”, milioneri çek nën hetime

TË FUNDIT

Milioneri çek Radim Passer akuzohet se ka bërë gara me 417 km në orë në një autostradë në Gjermani.

Prokurorët po hetojnë shoferin e makinës Bugatti Chiron, i cili kishte postuar dhe një video në Youtube në fillim të këtij viti.

58-vjeçari mund të dënohet me dy vjet burg ose të marrë një gjobë të lartë nëse shpallet fajtor.

Ministri gjerman i Transportit Volker Wissing ka kritikuar shoferin. Ai sqaroi se pavarësisht se Gjermania nuk ka kufi shpejtësie, automjetet duhet të jenë gjithmonë “nën kontroll”.

Passer ka një kompani ndërtimi në Pragë.