41 raste të reja, 29 të shëruar nga COVID-19! Numri i të infektuarve arrin në 1300

TË FUNDIT

41 raste të reja të të prekurve me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. 17 prej tyre janë nga Shkupi, 11 nga Kumanova, 5 nga Prilepi, 3 nga Tetova, 1 nga Kavadari, 1 nga Gostivari, 1 nga Kriva Pallanka, 1 nga Kërçova dhe 1 nga Negotina, por që është banor i Demir Kapisë.

Me këto raste të konfirmuara sot, numri total i të prekurve me COVID-19 në vend arrin në 1300 persona. Tre qytetet më të prekura mbeten Shkupi me 439 të infektuar, Kumanova me 353 dhe Prilepi me 131 persona të prekur nga virusi raporton TV21.

Nga Ministria e Shëndetësisë po ashtu informojnë se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 29 pacientë të shëruar. 4 prej tyre janë nga mjekimi spitalor ndërsa 25 janë mjekuar në shtëpi. 21 nga Shkupi, 3 nga Manastiri dhe 1 nga Strumica.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive po mjekohen 63 pacientë, prej të cilëve siç shkruajnë nga MSH, 23 janë me mbështetje të oksigjenit dhe 5 në ventilim mekanik. Në spitalin “8 shtatori” janë 31 pacientë të hospitalizuar, prej të cilëve 7 në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe 7 të vendosur në aparat respirator. Në spitalin në Manastir po mjekohen 11 pacientë, ndërsa 11 të tjerë janë në kurim shtëpiak. Në Shtip janë të hospitalizuar 3, ndërsa 13 në mjekim në shtëpi.

Siç infrormojnë nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 649 teste për koronavirus. 437 janë bërë në Institutin e Shëndetit Publik, 23 në Fakultetin e Veterinarisë, 20 në Avicena, 49 në Biotek, 90 tek Filipi i Dytë dhe 30 tek Sistina me metodën PCR. Numri total i testeve të kryera deri më tani në RMV është 13649 teste./TV21