4 muaj pa rroga dhe punë në kushte të mjerueshme/ Punëtorët e NPK “Tetova” protestojnë duke mos i mbledhur mbeturinat

TË FUNDIT

Ky është Kurtish Imeri, prej shtatë vitesh i punësuar në Ndërmarrjen Publike “Tetova”. Para disa muajsh ai mori vendim pune në këtë ndërmarrje, ndërsa më 5 tetor, duke grumbulluar mbeturina, i këputi dy gishta, ndërsa tash detyrohet që privatisht të paguajë për shërimin.

“Në punë jam lënduar dhe akoma nuk kam marrë asgjë. Si të gjithë të punësuarit edhe unë nuk kam marrë 9, 10 edhe 11. Përsëri jemi pa rroga edhe kur shkoj në spital të gjitha i paguaj privatisht, kështu gjithmonë tre katër herë kam qenë në Shkup të gjithë privat i kam paguar, kam hyrë në borxh dhe i kam paguar.
-Si i ke këputur gishtat?
-Te kamioni, te hekurat, i thash shoferit mos i prek ai i preku edhe mi këputi gishtat.”- thotë Kurtish Imeri, i punësuar në “NPK Tetova”.

Kurtishi bashkë me të punësuar të tjerë të higjienës komunale sot vendosën të mos i mbledhin mbeturinat në qytet për shkak se nuk u janë paguar tre rroga.

“Unë jam i treti muaj ka dhe katër muaj që nuk kanë marrë, s’kemi kundër asgjë ne për rrogat jemi.”

“Rrogat tre muaj jemi brenda, sigurim nuk kemi, si ia bëjmë e sheh, të gjitha kanë hipur, rrogat tona janë në fund të pusit.”

“Për rrogat, se çmimet janë duke u rritur, rrogat janë të njëjta, e dimë të gjithë si janë. Muajin e kaluar 2500 denarë më pak para, asaj 100 denarë më pak se çka është puna se di as unë, nuk e di se askush nuk na ka treguar, se jeni i dënuar, ato kompetenca janë të komisionit disiplinor, jo ti ta dënosh e mos e dish për çfarë.”

Kushtet në këtë ndërmarrje histori më vete!

“Këtu rrimë, këtu zhvishemi, këtu vishemi, nxehja nuk punon si duhet, dhomat katastrofë, kjo nuk është në rregull, as rrogat, as sigurimi, nuk e dimë ku të lidhesh, e patë edhe vetë dhomat tjera kjo është turp a gjithmonë do të protestojmë kështu, duhet të ketë rregull njëherë e përgjithmonë!”

“Katër muaj pa rroga, a ka harxhime në shtëpi, uji, rryma, të gjitha, s’ka as vendim, thonë do lëshojë, do lëshojnë, por zor…”
“11 mijë, çka do bëj me 11 mijë unë, a miell, a qiranë a çka do bëjë unë, 10, 11 dhe 12 ku janë ato para?! Askund nuk janë o vlla!”

Vetë kryetari i Tetovës më 21 janar i vizitoi këta të punësuar, pas çka përmes një postimi tha se është i tmerruar nga pamjet dhe u zotua se do të përmirësojë kushtet!

“Të lënë në harresë me vite, në kushte që vetëm ata dinin se si punojnë, dje, realizova takim me punëtorët e “Higjienës Komunale”. I tmerruar me pamjet e atjeshme. Baltë dhe zyra katastrofale. Rroba të vjetruara dhe pagë minimale. Thirrja emergjente është tani. Kujdesi i tyre ndaj qytetit duhet të kthehet me shpërblim.”- tha Bilall Kasami më 21.01.2022.

Për kushtet dhe premtimet e bëra, Kasamin e pyetëm edhe sot…

“Për kushtet kërkohet një investim pak më i madh dhe në përpilim të fiziblitetit për partner privat-publik kemi kompani serioze që janë të futen në pjesën me menaxhim me mbeturinat.”- th

Javë më parë këshilli komunal ndau 25 milionë denarë për të punësuarit me kontratë në vepër që të marrin rroga, por akoma këta të punësuar nuk kanë marrë rroga, ndërsa Kasami arsyetohet se procedurat janë të ngadalshme.

“Bëhet fjalë për vonesa administrative se komuna punon me trezor dhe vonesat e pagesave te disa të punësuarve janë për shkak të vonesave në trezor.”- tha Bilall Kasami, Kryetar I Tetovës.

Kjo nuk është hera e parë që këta të punësuar nuk marrin rroga në kohë. Thuajse në mandatin e çdo kryetari ka ekzistuar ky problem. Ndërmarrja Publike Komunale është e vetmja ndërmarrje që e ka rritur borxhin gjatë këtij viti sa në krye të komunës është Bilall Kasami.