Gjatë 24 orëve të fundit, mes datave 4 dhe 5 qershor, Ministria e Brendshme informon se 48 persona e kanë shkelur ndalesën për lëvizje, 38 prej të cilëve janë arrestuar ndërsa për të tjerët do të pasojnë masa adekuate.
Nga policia po ashtu njoftojnë se janë regjistruar 591 shkelje për mos mbajtje të maskave për mbrojtje nga virusi.
Në këto 24 orë janë lëshuar 166 vendime për izolim, ndërsa 197 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim. Gjatë kontrolleve nëpër shtëpi për respektimin e këtyre dy masave, zyrtarët policorë kanë evidentuar se 7 persona nuk i kanë respektuar vendimet për izolim ose vetëizolim./TV21
