37 kadetë dhanë betimin solemn në Akademinë Ushtarake

TË FUNDIT

Në katër vitet e ardhshme, përveç kadetëve nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, në akademinë ushtarake do të jenë edhe Bilall Haxhihamza dhe Enis Demiri nga Kosova. Në kazermën ushtarake “Goce Dellçev”, kadetët u betuan solemnisht se me ndershmëri do t’i shërbejnë ushtrisë.

Gjeneratën e 19 e përbëjnë 37 kadetë dhe 9 studentë nga rajoni. Në mesin e kolegëve, krah për krah qëndronin edhe disa vajza. Ato thonë se nuk ndjehen të diskriminuara, edhe pse profesioni ushtarak merret si profesion i meshkujve

Përveç prezantimit të kadetëve, në gradën e nëntogerëve u promovuan edhe 35 kadetë të gjeneratës së 15-të. Ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski iu dëshiroi sukses, duke theksuar se në periudhën e kaluar, ato kanë dëshmuar se janë më të mirët ndërmjet më të mirëve.

Po ashtu, u shpallën edhe tre oficerët më të mirë në klasën e tyre. Vendin e parë e zuri Simona Nuamova, të dytin nëntogerja Merisa Biberoviq, ndërsa vendin e tretë Boris Boshkoviq. Fituesja Simona Naumova theksoi se katër vitet e kaluara kanë qenë të gjata për shkak të sfidave, terreneve dhe të të zgjuarit herët në mëngjes, por edhe të shkurtra, sepse këtu u krijuan miqësi dhe kujtime të përjetshme.

Gabriella Dimkoviq