36 persona janë shëruar nga Covid-19, 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 22 raste të reja

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 36 pacient me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarvë nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 589 persona.

Ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive kanë ndërruar jetë dy persona nga Prilepi, njëri pacient i moshës 58 vjeçe dhe pacienti tjëtër në moshën 63 vjeçe. Në spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë 3 persona, dy pacient nga Shkupi në moshën 75 dhe 58 vjeçe, të dy të shtrirë në spital që nga 26 prilli dhe pacientja tjetër nga Tetova, 51 vjeçe, e hospitalizuar që nga 12 prilli. Para dy dite, në Klinikën e Onkologjisë ka ndërruar jetë edhe një 71 vjeçar nga Shkupi, rezultati pozitiv me koronaviurs ka arritur gjatë ditës së djeshme.

Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 71.

Në 24 orë janë regjistruar 22 raste me Covid-19 nga 362 testet e bëra.Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 1421.