Në kuadër të prezantimeve të artistëve nga Kosova, Galeria e Arteve Fier, ka hapur dyertë për ti sjellë publikut krijimet e artistëve.Me 30 vepra arti Agron Kastrati dhe Avni Rexhepaj, dy piktorët nga Malisheva e Kosovës, kanë hapur një ekspozitë të përbashkët në qytetin e Fierit.
Pandi Lena, Drejtor në Galerinë e Arteve në Fier,tha se në vazhdën e aktiviteteve që kjo galeri organizon,nuk mungojnë artistë kosovarë,ku njëherit vlerësoi lart ekspozitën e dy artistëve nga Malisheva.
Përfaqësuesit e galerisë së Fierit kanë vlerësuar lartë profesionalizmin e dy artistëve kosovarë,ata thanë se veprat e tyre janë të dallueshme dhe se stili i punimeve është mjaft ekpresiv,me shumë kolorit dhe se bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe artit është mjaft i rëndësishëm në mes artistëve kosovarë dhe atyre të Shqipërisë
Artistë , pushtetarë lokalë, nxënës të shkollës së artit në këtë qytet, ndoqën hapjen e kësaj ekspozite, e cila do të qëndrojë e hapur disa ditë.
