3.472 kërkesa nga qytetarët për subvencionimin e blerjes së biçikletave

TË FUNDIT

Në qytetin e Shkupit deri më sot pra ditën e fundit të përmbylljes së thirrjes publike për subvencionimin e blerjes së biçikletave për vitin 2019, ka pasur 3.472 kërkesa nga qytetarët për subvencionimin e blerjes së biçikletave. Nga qyteti i Shkupit njoftojnë se mbyllja e thirrjes është në përputhje me nenin 4, paragrafi 4, të Rregullores për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga buxheti i Qytetit të Shkupit. Gjithashtu nga qyteti i Shkupit njoftojnë se nga nesër nuk do të pranohen kërkesa.

“Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se sot e mbyll thirrjen publike për subvencionimin e blerjes së biçikletave për vitin 2019, meqë mjetet e parapara financiare janë shterur. Andaj, kërkesat për subvencione për biçikleta nga nesër (28.05.2019) e martë, nuk do të pranohen.Deri më tani, në këtë thirrje publike kanë arritur 3.472 kërkesa nga qytetarët për subvencionimin e blerjes së biçikletave. Mbyllja e thirrjes është në përputhje me nenin 4, paragrafi 4, të Rregullores për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga buxheti i Qytetit të Shkupit për të subvencionuar qytetarët në Qytetin e Shkupit për blerjen e biçikletave në vitin 2019”, thuhet në faqen zyrtare te Qytetit të Shkupit.