29 raste të reja me Covid-19, shërohen 6 pacientë

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 29 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 349 teste të realizuara. Sipas qyteteve ku janë regjistruar rastet e reja janë:  Shkup 9, Kumanovë 1, Prilep 6, Tetovë 5, dhe Veles, Manastir dhe Ohër janë regjistruar nga dy të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 6 pacientë të shëruar, edhe atë 3 në Veles, 1 në Shtip, 1 në Gostivar dhe 1 në Koçan.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19 shkon në 1723, numri i të shëruarve ka arritur në 1235, ndërsa 95 pacientë kanë humbur jetën.

Për momentin në vendin tonë ka 393 raste aktive me Covid-19.