28.89% është dalja e votuesve deri në orën 15:00

TË FUNDIT

28.89% e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore kanë dalur për të votuar deri në orën 15:00, kjo do të thotë se nga gjithsej 1.808.131 kanë votuar 396.252 qytetar.

Dalje më të ulët ka në Qendër Zhupë me 7% dhe në Likovë me 9.75%.

Më së shumti është votuar në Prilep 43.85%, Ohër 36.77%, Aerodrom 35.45% dhe Berovë 34.75%.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëjnë të ditur se përveç vendvotimit në Studeniçan nuk janë shënuar parregullsi të tjera, ndërsa duke shpjeguar arsyet e mos hapjes së njërit vendvotim në Komunën e Studeniçanit, Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski tha se kjo ka ndodhur për shkak të revoltës së banorëve.

Po ashtu nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informuan se kanë pranuar 8 kundërshtime të cilat kryesisht kanë të bëjnë me dokumente të skaduara të qytetarëve, të cilët kanë reaguar se po u mohohet e drejta e votës./TV21