24 pacientë të shëruar nga Covid-19, regjistrohen 20 raste të reja

TË FUNDIT

24 pacientë janë regjistruar të shëruar nga Covid-19 në Intstitutin për Shëndet publik. Pacientët e shëruar janë 11 nga Shkupi, 10 nga Kumanova, 2 nga Velesi dhe 1 nga Tetova.

Gjatë 24 orëve janë realizuar 275 teste, prej të cilëve janë regjitstuar 20 raste të reja me Covid-19 edhe atë në Shkup 12, në Kumanovë 1, në Prilep 3, në Tetovë 2, Manastir 1 dhe në Gostivar 1.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1642, numri i pacientëve të shëruar shkon në 1136, 91 persona kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa numri i rasteve aktive është 415.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 19.096 teste për Covid-19./TV21