21 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 3171 testime të realizuara, 780 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Ndërsa gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime./abcnews
