200 metra e gjerë e 50 metra e thellë, çarja e madhe në Hataj “gëlltit” një lagje të tërë

TË FUNDIT

Një lagje e tërë në rrethin Altınözü të Hatay u trondit nga lëkundjet e forta të tërmetit me qendër në Kahramanmaraş mëngjesin e 6 shkurtit, duke lënë pas mijëra të vdekur.

Si pasojë e lëkundjeve, toka në këtë zonë pësoi një çarje të madhe me gjerësi rreth 200 metra, gjatësi 400 metra dhe thellësia 50 metra. Në lagjen ku banesat janë dëmtuar rëndë si pasojë e kësaj lëvizjeje të tokës, qytetarët kërkuan që ato të zhvendosen në një zonë afër.

Në pikën e poshtme të luginës u vu re se rruga e përdorur nga fshatarët ishte zhdukur, ndërsa afro 50 shtëpi u shembën në lagjen ku jetojnë rreth 5 mijë banorë dhe 85 për qind e ndërtesave u bënë të papërdorshme.

Kryetari i Komunës së Tepehan, Selahattin Kandemir, deklaroi se në tërmetin e datës 6 shkurt ka ndodhur një shpërthim i madh në zonën ku ka ndodhur çarja në ullishte.