“A keni euro nëse dëshirojmë të blejmë tani?
Nëse blen 200-300 euro mund t’ju shes, nëse kërkon më shumë jo!
Nuk keni apo po kurseni?“
“Po i ruajmë për shkak se nuk e dimë çfarë do të ndodh, mundet banka ta shtrenjtojë euron dhe ne kemi frikë dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodh!“
“Është shtrenjtuar euro për shkak se njerëzit po bëjnë panik. Kemi dëgjuar se do të shtrenjtohet edhe më shumë, d.m.th. do të ulet vlera e denarit dhe presim që ta shesim nga 62,5 denarë.
Sa është tani?
62. 61,5, 61,7 e marrim ndërsa 62 e shesim“.
Unë personalisht e fajësoj bankën. Ata duhet të lëshojnë euro, por japin vetëm denarë.
A ju ka ndodhur që të mos keni euro?
Para një jave nuk kishte euro. Tani njerëzit filluan të shpenzojnë, të shesin euro dhe kështu po mbledhim nga pak.
Kontaktuam edhe Asociacionin e lidhjes së bankave, por ende nuk kemi përgjigje nëse është e vërtetë ajo që thotë pronari i këmbimores .
“Nuk kemi çfarë të këmbejmë në këtë varfëri. Sigurisht që denari do të devalvojë dhe ka devalvuar. Çdo ditë ka lista të reja të kursit. Nuk kemi valutë stabile në Maqedoni. Asgjë nuk ndryshon nëse sot i këmben denarët me euro kur nesër përsëri do të duhet t’i këmbesh. Për kompanitë e mëdha kjo është humbje e madhe, ata që punojnë me miliona. Neve që këmbejmë nga 50 apo 100 euro asgjë nuk na ndryshon”.
Në lidhje me informacionet se në treg nuk ka deviza, guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska – Bezhoska, në intervistë për MIA ka deklaruar se nuk është e saktë dhe apelon deri te qytetarët që të mos bien pre e spekulimeve të tilla.
“Jemi dëshmitarë se në kohë kur flitet për krizën, një pjesë e qytetarëve ende bien pre e shndërrimit të kursimeve në deviza ose blejnë kesh në deviza. Krahas kësaj paraqiten edhe spekulime se në treg nuk ka deviza që absolutisht nuk është e saktë. Në këtë mënyrë po bëhet panik e pabazë dhe qytetarët në bazë të spekulimeve paguajnë edhe çmim më të lartë për këmbimin e valutave dhe humbin mjete”, deklaro Angellovska Bezhoska.
Banka popullore qëndron pas asaj që denari është stabil dhe se ashtu do të mbetet edhe më tej. Nuk ka arsye për ndryshim të kursit, kjo nuk është në interes të askujt.
