20 vjet jetë pa rrymë! Familja Najdovski nga Manastiri kërkon ndihmë

TË FUNDIT

Për 20 vite Nikolina Najdovska bashkë me fëmijët e saj ditët e netët i kalojnë me qirinj.


“Nuk mund ta duroj këtë më, nëse më besoni. Kjo nuk është jetë. Çfarë jete është kjo edhe për mua, edhe për fëmijët…”, tha Nikolla Najdovski.

Në hapësirat ku jetojnë çdo ditë depërton ujë. Kanë frikë nga fqinjët, për të cilët, siç thonë, duan t’ua marrin shtëpinë.

“Jeta jonë është në rrezik. Duan të na largojnë prej këtu. Të mos jemi fare. Hyjnë edhe në oborr, shtyhen, çimenton , muret, blloqet, duan ta rrëzojnë shtëpinë. Duan të mbesim në rrugë”, pohoi Nikolla Najdovski.

Nikolina rrëfen se disa herë kanë paraqitur në polici, por deri më tani askush nuk ka ndërmarrë diçka. Shpresat i ka te kryetari i ri i komunës.

“12 vite me radhë jam duke denoncuar, dorëzova shumë kërkesa. Askush nuk më ka thirrur deri tani. Askush nuk ka ndërmarrë asgjë deri më tani”, theksoi Nikolla Najdovski.

Nuk kanë borxh ndaj asnjë institucioni. Nuk kanë rrymë sepse në shtëpinë depërton ujë nga të gjitha anët.

“Duam një jetë normale. Më parë kishim jetë normale. Kjo nuk është jetë e mirë as për ne, as për fëmijët. Kërkoj ndihmë, le të më ndihmojnë të gjithë që kanë mundësi. Le të më ndihmojnë sepse jemi në gjendje shumë të keqe”, pohoi Nikolla Najdovski.

Bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë para 5 vjetëve dhe tani Nikolina druan si do ta kalojnë dimrin e ftohtë.

Numri i telefonit për ndihmë: 075 546 783