“20 përqindëshi fyes për shqiptarët” – a e diktojnë numrat politikën në Maqedoni?

TË FUNDIT

Pas shpalljes së rezultateve të regjistrimit të popullsisë, a pritet që të hiqet 20% për shqiptarët nga kushtetuta e Maqedonisë së Veriut.

Për analistin Albert Musliu, ky term është fyes.

“20 përqindëshi është ofendim, i cili tërhiqet 21 vjet se s’ka pasur guxim, s’ka pasur guxim në 2001, s’ka pasur guxim te partnerët tonë që të kontestohet ajo mungesë guximi. Por a mund të shkojmë në zgjedhje? Vendimi sovran i votuesve shqiptarë, subjekteve politike shqiptare, a mund të kontestohet. Tash nuk mundet mungesën e qëndrimeve, vendimeve politike partiake ta hedhim te qytetarët. Subjektet politike kanë përgjegjësinë e vete dhe kapacitetin e vet për ti bërë sendet”, tha Musliu.

Por Valon Bela nga Lëvizja Besa tregon se pse është problem që këto shifra të hiqen nga kushtetuta.

“Lëvizja Besa me LSDM-në kishte marrëveshje për grafën etnike në letërnjoftime. A u bë? Nuk kishte nevojë më 2/3 por me shumicë të thjeshtë 61 deputetë, a u bë. U tranuan maqedonasit. Pse? Pikërisht kjo, se përqindja e shqiptarëve dikton politika”, tha Bela.

E kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi thotë se shqiptarët duhet të bëhet një marrëveshje që mos të bëhet koalicion me atë parti maqedonase e cila nuk pranon që të hiqet 20%.

“Kjo që po iu themi ne nënkupton për ju se ju kurrë nuk do të vini në pushtet, ne kemi një konsensus si shqiptarë, dhe ky konsensus më shumë ka të bëjë me ne sesa me ju, keqpërdorim i çelësit etnik dhe nëse ju nuk jeni të gatshëm që këtë ta pranoni bëhuni gat që të rrini nja 100 vjet në opozitë. Dhe e dyta ne po tregojmë konstruktivitet të skajshëm në raport me mohimet që u vijnë maqedonasve prej fqinjëve të tyre. Në kurriz të shqiptarëve bre kryetar, se ne po mbesim mbas me shumë sende”, tha Thaçi.

Ndryshe, në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut qëndron se gjuha e dytë zyrtare është gjuha të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve, duke mos u përmendur gjuha shqipe.