2 milion denarë për (mos)pastrimin e lumit! Komuna e Tetovës: Shkumbini u pastrua por qytetarët e ndotën përsëri!

TË FUNDIT

Mbyllet një lokal në Gazi Babë, punonte jashtë orarit të lejuar

Mbrëmë në ora 21:50 minuta, gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rajonin e Gazi Babës, nga ana e...

Osmani: Nuk ka Evropë të fuqishme pa Ballkan të fuqishëm

Ideja evropiane paraqet frymëzim për zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon. Maqedonia e Veriut është shembull i ndritshëm....

Qeveria gjermane përcaktoi disa vende me rrezik më të lartë për shkak të Covid-19

Pasi të premten Qeveria gjermane përcaktoi disa vende si me rrezik më të lartë për shkak të Kovid-19, prej...

Ndjehet tërmet në Ohër, epiqendra në Liqenin e Ohrit

Një tërmet me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në rajonin e Ohrit. Sipas të dhënave, tërmeti u...

Në repartet infektive në vend po mjekohen 604 pacientë me Covid-19

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në spitalet e vendit është paraqitur se po mjekohen gjithsej 330 pacientë...

Më 2 dhjetor  kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi në profilin e saj në Facebook njoftoi qytetarët se ka filluar pastrimi i shtratit të lumit Shkumbin në pjesën nga ura e bulevardit industrial deri tek rruga magjistrale Shkup – Gostivar. Për këtë pastrim në bazë të prokurimeve publike të shpallur me 14 tetor, Komuna e Tetovës  ka ndarë mbi 2 milion denarë. Ndërsa realizues i punës u zgjodh Kompania “Mikeli beton” nga fshati Poroj. Në bazë të kësaj kontrate një orë punë e një kamioni dhe eskavatori ka kushtuar 3100 denarë në orë.

“Komuna e Tetovës për këtë pjesë të Lumit Shkumbin dhe një pjesë të fshatit Poroj ka harxhuar 2 milionë denarë por pamjet flasin se ky vend është përplot me mbeturina, ndjekim pamjet”.

Shtrati i lumit në këtë pjesë është pastruar ndërsa përreth ka përplot mbeturina të cilat si duket nuk janë prekur aspak.

Pyetëm Komunën e Tetovës përsëri  pse nuk  janë pastruar mbeturinat. Nga atje në një përgjigje me shkrim thonë  se ai vend pastrohet disa herë , ndërsa qytetarë të pandërgjegjshëm hedhin  mbeturina dhe për këtë kanë angazhuar inspektoratin komunal.

“Në pjesën e lumit afër urës dhe lagjes Memet Pashë Deralla, shërbimet komunale kryejnë pastrim të rregullt të shtratit të lumit por qytetarë të pandërgjegjshëm hedhin mbeturina.

Pastrimi i fundit  ka ndodhur para disa ditësh ku kishte edhe rritje të nivelit të ujit të lumit, por hedhja e mbeturinave ndodh gjatë orëve të natës. Inspektorati  komunal  kryen kontroll të rregullt dhe në qoftë se zihen personat që hedhin mbeturina, do të dënohen me dënime nga 50  deri në 200 euro”. Thonë nga Komuna e Tetovës.

Në shkurt të vitit 2020 nga Komuna e Tetovës për mbeturinat  në këtë pjesë të lumit na thanë se   janë paraparë mjete për ndërtimin e kësaj pjese të shtratit të Lumit Shkumbin. Por që nga atëherë deri më tani  kjo pjesë e lumit më shumë i ngjan një deponie.

TË NGJAJSHME