2.449 raste aktive me koronavirusin, ndërsa janë regjistruar 50 raste të reja

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 raste të reja, nga gjithsej 2955 teste të realizuara.

Instituti për Shëndet Publik informon se janë regjistruar edhe 81 pacientë të shëruar, ndërkohë 18 persona e kanë humbur betejën me Kovid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.217 raste, prej të cilëve 147.381 janë shëruar, kurse 5.387 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.449 raste aktive me virusin korona./TV21