18 persona e kanë shkelur orën policore, 441 sanksione për mosmbajtje të maskës

TË FUNDIT

Nga ora 23 mbrëmë deri në orën 5 të mëngjesit është konstatuar se 18 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Gjatë 24 orëve të kaluara (11/12.05.2021), megjithatë, në territorin e shtetit për masën për mbajtje të maskës, janë regjistruar 441 shkelje, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për parandalim të përhapjes së Kovid-19.