16 viktima si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë në Rusi

TË FUNDIT

Janë shënuar 16 viktima si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga një shpërthim në një punishte baruti në rajonin Ryazan të Rusisë.

Sipas mediave lokale, ky shpërthim ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe në momentin e shpërthimit brenda objektit ndohdheshin 17 persona.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje.

Zëvendësguvernatori i rajonit të Ryazan, Dmitry Filippov dhe ministri në detyrë i situatave emergjente Aleksandr Chuprian gjithashtu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Komiteti Hetues tha se kishte nisur një hetim për shpërthimin dhe zjarrin vdekjeprurës./21Media