140 pacientë presin për transplantim të organeve. 30 pacientë në Maqedoni jetojnë me mbështetje mekanike të zemrës

TË FUNDIT

Jetë me bateria. Kështu Borçe Minov, anëtarë i Shoqatës “Zemër e guximshme” e përshkruan jetën e më shumë se 30 pacientëve me mbështetje mekanike të zemrës. Pacienti më i vogël është një foshnjë disamuajshe. Këto pacientë nuk kanë jetë të thjeshtë. Çdo javë kanë kontrolle të elektronikës, kontrolle dhe shumë medikamente.

“Të shpjegoj – elvat është me një pompë, ku i ndihmohet pacientit që t’i funksionojë njëra pjesë e zemrës, a bivat është ku që të dy pjesët e zemrës kanë mbështetje mekanike dhe ato persona bartin dy pompa. Së pari është pesha e atyre mekanizmave, andaj edhe përkundër asaj që në zemër gjendet një makinë e caktuar edhe bateritë e jashtme kanë peshën e tyre, ndërsa peshojnë nga 3 deri në 5 kilogram dhe pacienti çdoherë përveç problemeve që i ka, është i ngarkuar me atë që duhet ta bartë. Këtu janë edhe problemet me larjen, lëvizjen”, tha Borçe Minov, Shoqata “Zemër e guximshme”.

Në bisedë me MIA, Minov thekson se viteve të fundit pacientët me mbështetje mekanike të zemrës kanë mbështetje të madhe nga ministria e shëndetësisë. Intervenimet e tilla mesatarisht kushtojnë rreth 100 mijë euro, por shpenzimin për mbështetje mekanike të zemrës e mbulon shteti.

“Jeta e një personi para dhe pas dallon për 360 shkallë. Nuk është mënyrë e thjeshtë e jetesës. Kjo është jetë në bateria. Pacienti është vazhdimisht i kyçur në bateri dhe varet nga ajo mbështetje se si më tej do të vazhdojë jeta e tij. Sa është e shtrenjtë apo lirë, tashmë është relative kur bëhet fjalë për jetën. Por patjetër të them se sipas standardit tonë maqedonas, është mjaft shtrenjtë mbajtja e një pacienti të tillë”, shtoi Minov.

Përkulje deri në tokë për familjet që sjellin vendimin më human për të dhuruar organet e të afërmve të tyre që ndërrojnë jetë, thotë Maja Mojsova – Mijovska, koordinatorja nacionale për transplantim dhe Borçe Minov nga Shoqata “Zemër e guximshme”. Vlerësojnë se viteve të fundit është rritur vetëdijesimi i qytetarëve për dhurimin e organeve.

Për momentin gjithsej 140 pacientë presin për transplantim të organeve. Në Maqedoni që nga viti 2013 ekziston Ligji për transplantim të organeve dhe dhurimin e organeve, por Mojsova – Mijovska për MIA zbuloi se nga BE është siguruar grant për realizimin e projektit, ku përveç fushatës për ngritjen e vetëdijes te qytetarët për dhurimin e organeve, pritet të vijnë edhe ekspertë nga BE që duhet të tregojnë se në cilën pjesë të ligjit duhet të ketë ndryshime me qëllim që ai të harmonizohet me rregullativën e BE-së. Në këtë temë, e para në Ballkan dhe ndër të parat në Europë është Kroacia.