14 raste të reja dhe 20 të shëruar nga COVID-19

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, ndërroi jetë një pacient nga Tetova në moshën 61-vjeçare, i hospitalizuar më 18 prill në SPQ “8 Shtatori”. Në Institutin e Shëndetit Publik sot u regjistruan 20 pacientë të shëruar, sipas qyteteve në: Shkup dhe Manastir nga një, në Kumanovë nëntë, Prilep dy, Veles shtatë, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 242 testime, ndërsa janë konfirmuar 14 raste të reja të Kovid-19 edhe atë në: Shkup-5, Prilep-2, Tetovë-1 dhe Veles-6.

Sipas kësaj numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1586, numri i pacientëve të shëruar është 1099, i të vdekurve është 90, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vendin tonë është 397. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është:

  • Shkup – 531, aktivë 130
  • Kumanovë – 404, aktivë 61
  • Dibër – 51, aktiv 0
  • Shtip-35, aktivë 2
  • Prilep –169, aktiv 62
  • Tetovë – 96, aktiv 42
  • Strugë – 67, aktiv 16
  • Veles – 101, aktiv 46
  • Manastir –22, aktiv 3
  • Ohër –15, aktivë 9
  • Kavadar – 5, aktiv 1
  • Gostivar –17, aktiv 3
  • Gjevgjeli – 4, aktiv 0
  • Strumicë – 2, aktiv 0
  • Kriva Pallankë- 6, aktiv 2
  • Radovish – 4, aktiv 0
  • Krushevë – 3, aktiv 0
  • Koçan – 31, aktiv 5
  •  Probishtip – 2, aktiv 0
  • Kërçovë – 2, aktiv 1
  • Negotinoë-9, aktiv 7 (7 persona të infektuar nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
  •  Demir Hisar – 1, aktiv 0
  •  Makedonski Brod – 2, aktiv 1
  •  Pehçevë- 2, aktiv 2
  •  Dellçevë-1, aktiv 1
  • Vallandovë -1, aktiv 1
  •  Vinicë – 2, aktiv 1
  •  Kratovë-1, aktiv 1

242 testet janë bërë përmes: ISHP-107, Fakultetit të Veterinarisë – 11, Avicena – 3, Biotek-38, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev ) – 42, Sistina me metodë PCR – 22 dhe ASHAM -19. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 18410 testime për Kovid-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar dy pacientë me pasqyrë më të rëndë klinike, ndërsa gjithsej 42 janë hospitalizuar. Në mbështetje oksigjeni janë 16, ndërsa në ventilim mekanik katër pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar katër pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 20 janë hospitalizuar. Në makinë respiratore janë dy pacientë dhe edhe dy janë me pasqyrë më të rëndë klinike.

Në Spitalin në Manastir po mjekohet një pacient, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe dy pacientë. Në Spitalin në Shtip janë hospitalizuar gjithsej pesë, ndërsa edhe një pacient ndiqet në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Tetovë janë hospitalizuar 46 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë me KOVID-19./MIA