14 persona e kanë shkelur orën policore në Kumanovë

TË FUNDIT

Kumanovës edhe 17 orë i përfundon ora e shtuar policore e fundjavës. Nga MPB njoftojnë se janë regjistruar 14 shkelje të masës për ndalesë të lëvizjes nga ora 21:00 e ditës së premte deri sot në orën 7 të mëngjesit.

Nga MPB theksojnë se janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet me çka janë privuar nga liria 12 persona ndërsa dy të tjerëve u janë marrë të dhënat.