137 shtetas të Ukrainës vdiqën në ditën e parë të pushtimit rusë

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se janë regjistruar 137 viktima në Ukrainë në ditën e parë të agresionit rus.

Zelensky sapo ka nënshkruar një dekret që urdhëron një mobilizim të përgjithshëm.

Të gjithë rekrutët dhe rezervistët e vendit po thirren, sipas dekretit, i cili do të jetë në fuqi për 90 ditë.

Putin në orët e para të së enjtes i ka shpallur luftë Ukrainës.

Që nga ai moment, forcat ruse janë futur në territorin ukrainas si dhe kanë sulmuar me raketa qytete të ndryshme gjithandej Ukrainës./21Media