13 ditë luftë në Ukrainë, vazhdon evakuimi!

TË FUNDIT

Sot filloi evakuimi i qytetarëve nga Ukraina përkatësisht nga qyteti Sumy, i cili ka rreth 260 mijë banorë. Autobusët e parë u nisën pas një armëpushimi që u arrit mes Ukrainës dhe Rusisë, për krijimin e një “korridori sigurie”.
Megjithatë ky korridor nuk eshte is sigurte pasi Rusia filloi të sulmojë mbi qytetarët që u përpoqën të largoheshin nga vendi për shkak të bombardimeve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për zgjerimin e korridoreve humanitare për civilët ukrainas që ikin nga lufta dhe më shumë mbështetje nga Kryqi i Kuq.
Në video mesazh nga një vend i panjohur, ai tha se një fëmijë vdiq nga dehidrimi në portin detar të bllokuar në Mariupol.

Ai iu lut përsëri vendeve perëndimore që të ofrojnë mbështetje ajrore.

“Në Mariupol, për herë të parë pas dhjetëra vitesh, që nga pushtimi nazist, një fëmijë vdiq nga dehidratimi. Të dashur partnerë! Më dëgjoni sot! Fëmija vdiq nga dehidratimi. Në vitin 2022!
Qindra e qindra mijëra njerëz në qytete janë në prag të jetës dhe vdekjes. Tekstualisht. Nuk është ashtu siç tingëllon në komentet e politikanëve për sigurimin e Ukrainës me avionë luftarak. Ne kemi nevojë për mbrojtje raketore”, tha Zelenski.

E presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, publikoi një video për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ku tha se rekrutët dhe rezervistët nuk po thirren për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë.

“Më lejoni të theksoj se ushtarët që kryejnë shërbimin ushtarak, nuk marrin dhe nuk do të marrin pjesë në armiqësi… Për detyrat e caktuara zgjidhen vetëm ushtarakë profesionistë”, tha Putin

Mesazhi i tij kishte për qëllim të zbuste shqetësimet e supozuara të grave ruse, por nga Organizata Human Rights Watch, thanw se me sulmin e të dielës në Irpin, Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar. Më 6 mars, 8 persona humben jetën pasi forcat ruse bombarduan një rrugë tw cilwn qindra civilë po përdornin për të ikur nga pushtimi./TV21