120 karrige Për 120 deputetë para Kuvendit! Dimovski: Ndihemi të manipuluar dhe të mashtruar

TË FUNDIT

Me vendosjen e 120 karrigeve para Kuvendit, pjesëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i dërguan mesazh deputetëve që ta votojnë amendamentin e parashtruar për rritjen e rrogave në sektorin publik për 2806 denarë.


“Na nevojiten ato para në kohë të inflacionit dyshifror, në kohë të çmimeve tronditëse, krizës energjetike, shtrenjtimit të paralajmëruar të energjisë elektrike për 10%. Çfarë tjetër të them përveç ta inkurajoj punëtorin që të luftojë për të drejtat e tij, për ekzistencën e tij. U bëj thirrje të gjithë deputetëve nga të gjitha partitë politike të vijnë sot dhe t’ia japin përkrahjen e tyre, jo LSM-së, por punëtorit përmes votimit të amendamentit për 2806 denarë, menjëherë!”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

Edhe të punësuarit e Spitalit të Qytetit protestuan me ndërprerjen e punës prej orës 10 deri në 11.

“Ne i bashkëngjitemi grevës së përgjithshme dhe kemi kërkesa të njëjta – rritje lineare prej 2.806 denarëve dhe nga viti 2023 të parashihet regres për pushimin vjetor”, theksoi Lubisha Karanfillovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë.

Nga greva më së shumti pësojnë personat e tretë, siç janë pacientët, disa prej të cilëve nuk ishin të informuar, prandaj ishin të detyruar të presin që të punësuarit ta mbarojnë grevën.

-E përkrah grevën, sepse njerëzit këtu me të vërtetë po mundohen. Erdha, më ofruan ndihmë të shpejtë kur kisha nevojë, tani sërish pres për kontroll, do të pres, nuk e kam të vështirë. Jam në anën e tyre, me qëllim që shëndetësia të bëhet ashtu siç duhet. Fëmijët e mi janë këtu, nuk varen nga asnjë parti, domethënë qëndrojnë këtu, e mbushin buxhetin. Nëse shkojnë jashtë vendit, kush do ta mbushë buxhetin për mua, për pensionin tim? I përkrah të gjithë që janë këtu, e nuk i përkrah ata që rrinë në Parlament.

-Për kontroll.
-Sa kohë jeni duke pritur?
-Nga 9 në mëngjes.
-E dinit se ka grevë?
-Po. Ka disa që punojnë.
-Ju thanë se do t’ju kontrollojnë?
-Po.

Greva do të vazhdojë edhe nesër para godinës së Qeverisë ku do të vendosen 31 karrige, kurse të premten para Ministrisë së Financave, derisa të plotësohen kërkesat e tyre.