117 persona kanë shkelur orën policore, 89 prej tyre janë arrestuar

TË FUNDIT

117 qytetarë kanë shkelur orën policore në 24 orët e kaluara, informojnë nga Ministria e Brendshme, prej tyre 89 persona janë privuar nga liria, ndërsa pjesës tjetër u janë marrë të dhënat dhe do të vijojnë masat adekuate.

Gjithashtu janë dhënë 135  vendime për izolim ndërsa  53 persona kanë  nënshkruar deklarata për vetëizolimi. Gjatë kontrolleve  të njerëzve në izolim dhe vetëizolim, policia ka hasur në tre persona të cilët nuk e kanë  respektuar masën e izolimit.