115-vjetori i Kongresit të Manastirit/ Shtëpia e Alfabetit pret vizitorë nga të gjitha trevat

TË FUNDIT

Manastiri sot frymon ndryshe.

Qyteti ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe priti delegacione e qytetarë nga mbarë trojet.

Në shtëpinë muze ku 115 vjet më parë u mblodh Kongresi, hynin e dilnin vizitorët janë të shumtë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, por edhe nga Shqipëria e Kosova.

Në hyrje takuam dy qytetarë nga Shqipëria, me veshje popullore të Jugut edhe Veriut, të cilët na thanë se kanë ardhur për të përcjellë një mesazh, ndërsa veshjet e tyre tregojnë historinë dhe rëndësinë që ka kjo shtëpi.

“Sot kemi ardhur për ta festuar festën e alfabetit në vendin ku është krijuar për të nderuar ata heronjtë që do të ngelen përgjithmonë, shqiptarët e mirë të këtij vilajetit të Manastirit. Kjo është veshja e Jugut të Shqipërisë, Mallakastra, Labëria deri në Përmet.”

“Unë jam nga Shkodra e kemi ardhë me kujtu këtë ditë për të përkujtuar të parë tanë që vendosën shkronjat shqipe në mënyrë që akoma të shkruhet shqip siç vendosën ata para 115 vjetësh.”

Këtu ishin mbledhur edhe struganë e veteranë të arsimit nga Kumanova, të cilët na thanë se shtëpia është mirë, por vëmendja duhet t’i kushtohet më shumë nga ana institucionale.

“Kati dytë dhe i tretë janë disi mirë të rregulluara, po në katin e parë nuk ka asgjë, presim që ky muze të behët më kombëtar, duhet t’i përfshijë të gjitha elementet dhe të mundësohet vizita më të shpeshta.”

“E kanë rregulluar por ka sende që duhet të mirëmbahen duhet ti japin më shumë vëmendje dhe interes, që të mirëmbahet kjo histori e kombit shqiptar, se ka disa të tillë që duan ta humbin por nuk duhet të humbet dhe duhet të gjithë të përpiqemi ta ruajmë dhe ta mbajmë këtë shtëpi.”

“Pjesa e jashtme nuk është mirëmbajtur mirë, pjesa e poshtme kemi dëgjuar se do të jepet për diçka tjetër për një shtëpi që ka rëndësi të veçantë edhe duhet të kujdeset gjithë populli shqiptar jo vetëm ne vetëm në Maqedoni.”

Drejtori i Shtëpisë së Alfabetit Zait Aliu thitë se në këtë muze gjithnjë është duke u punuar, hapësirat poshtë muzet nuk janë të tyret, por lajmi i mirë është se ata tashmë i shfrytëzojnë këto hapësira.

“Ne për momentin i shfrytëzojmë ministria na ka siguruar 1500 euro i paguajma 1500 euro por janë sikur tonat edhe ne kemi edhe një risi kemi hapur një galeri poshtë dhe do na duhet se më parë në katin e parë këtu u mbaheshin aktivitetet e 22 nëntorit dhe nuk kishin vizitorët një qasje të mirë për vizitën e muzeut kurse këtë vit 115 vjetorin e pritem me një galeri të re ku të gjithë aktivitete nga data 14 deri më 22 i kemi pritur më hapësirat e muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe.”- tha Zait Aliu, drejtor i muzeut.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit 1908. Aty morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.