Për 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës në sheshin e Shkupit u mbajt edicioni i katërt i manifestimit tradicional kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”, i organizuar nga ITSHKSH.
Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryeministri Mickoski, i cili në fjalimin e tij u shpreh se duhet të ndiqet shembulli i shkupjanes “Nënë Tereza” që ndryshoi botën duke i ndihmuar të varfërit.
“Ajo është ura më e mirë për lidhjet sot, nga vendi ku rrjedh në Shkup. Ajo është filli që i lidh maqedonasit, shqiptarët dhe të gjithë ata që jetojnë në këtë hapësirë. P.sh. kur zemra është e mbushur me dashuri është e gatshme për vepra të mëdha për të gjitha paragjykimet dhe pengesat”, tha kreyeministri Hristijan Mickoski.
Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, tha se Nënë Tereza e ndërtoi figurën e saj në botë si një humaniste, duke i fshirë kufijtë religjioz e racor.
“Ne si institut përmes botimeve të veçanta por edhe përmes veprimtarive kulturore e shkencore në kuadër të departamentit për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut, “Nënës Terezë”, i vetmi ky në botë i kësaj natyre kemi arritur të krijojmë distancë të nevojshme të qasjes ndaj kësaj figure, duke e liruar atë nga kornizat e ngushta të përkatësisë nacionale për ta transferuar vëmendjen në një dioptri më të gjerë të vrojtimit të kësaj figure”, tha Skender Asani, drejtor i ITSHKSH. Edicioni i katërt i manifestimit përputhet me 114 vjetorin e lindjes dhe 27-të vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë. Ndërkaq, në Qendrën Kulturore Informative sonte do të mbahet koncert me muzike klasike
