Vazhdon numri i rasteve të reja pozitive me Covid-19 të jetë i lartë në Maqedoninë e Veriut.
Për 24 orë, janë regjistruar 6.802 raste të reja nga 1081 testime.
Janë shëruar 91 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 15 të tjerë.
Që nga fillimi i epidemisë së Covid-19, në vend janë realizuar 1.079.818 testime. Pozitivë kanë rezultuar 164.529 pacientë, prej tyre 151.235 janë shëruar kurse jetën e kanë humbur 5.589 persona.
Raste aktive në vend janë 7.705./TV21
