Rasti “Reket” është kah fundi, por shumë pyetje mbetën pa përgjigje. Prokuroria është e bindur se kanë dëshmuar se është kthyer një vepër penale.
“E akuzuara Janeva ende është në filmin “Engjëjt e Çarlisë”. Por filmi real është lufta kundër së keqes” tha Villma Ruskovska, prokurore në “Reket”.
Gjatë fjalëve përmbyllëse, prokurorja Vilma Ruskoska prezantoi incizim të ri në të cilin shihet se çanta Lui Viton nuk është kthyer te Kamçevi, por se bëhet fjalë për çantë tjetër. Me këtë duan të dëshmojnë se çanta me 1 milion euro ka përfunduar te Jovanovski për çka ishte prezantuar edhe një fotografi me lokacion te shtëpia e Bokit 13.
“Nuk mund të mohohet ndonjë gjë për të cilën është bërë ekspertizë. Në këtë fotografi e kishte lokacionin e saktë se ku është bërë fotografia dhe ju vetë e patë këtë gjë”, tha Villma Ruskovska, prokurore në “Reket”.
Ndaj kësaj reagoi pala mbrojtëse, e cila tha se tani nuk guxojnë të prezantojnë prova, por se kjo ishte dashur të hyjë në procedurën e dëshmive. Dukoski vazhdon të pohojë se nuk është kryer ekspertiza mbi të cilën bazohet aktakuza që e përfaqëson prokurorja Vilma Ruskoska.
-“E dëgjuat terminologjinë e fjalëve përfundimtare. Në fillim të dhënies së fjalëve përfundimtare është përdorur fjala “lajmërim” dhe “analizë” të celularit, ndërsa pastaj këto fjalë u shndërruan në “ekspertizë” të celularit ndërsa eksperti mjeko-ligjor i cili ishte dëshmitar në Prokurori, tha se nuk ka licencë dhe se nuk e ka bërë ekspertizën”, tha Sashko Dukovski, avokat i Bokit 13.
-“Absolutisht ne nuk mbrojmë diçka që nuk mbrohet. Për Katica Janevën ne besojmë se nuk ka asnjë provë me të cilën vërtetohet diçka nga aktakuza”, tha Delo Kadiev, avokat i Katica Janevës.
Seanca e radhës është caktuar për më 1 qershor ku pala mbrojtëse duhet të japë fjalë përmbyllëse.