1.240 kg marihuanë u kap në Butel, droga u kultivua në Kavadar, dyshohet një 42-vjeçar nga Jegunovca

Must Read

Drejtori i “Gazetës Zyrtare” në vetizolim, ka qenë në kontakt me Llukarevskën

Drejtori i “Gazetës Zyrtare” Martin Kostovski para pak kohe në Fejsbuk publikoi se do të jetë në...

Zaev: Mu për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve “zgjedhjet janë zgjidhje”

Pesë korriku është dita e zgjedhjeve, deklaroi sot lideri i LSDM-sl Zoran Zaev, sipas të cilit, deri...

Ndihmë nga Qeveria për transmetuesit për përballje me pasojat nga kriza e shkaktuar nga Kovid-19

Qeveria siguroi ndihmë për transmetuesit meqëllim të përballjes me krizën e shkaktuar nga Kovid-19. Do të paguhen...

Nga jashtë shihen furgon me të cilët transportohen akullore, por brenda këtij objekti është sekuestruar mbrëmë 1 mijë e 240 kilogram marihuanë.

Gazetare, Fatbardha Curri:
“Në oborrin e objektet ku është ruajtur marihuana tashmë e sekuestruar, shihen forca policore të cilat po e sigurojnë objektin në fjalë. Edhe pse nën sigurimin e forcave policore dhe nën dyshimin se në të është ruajtur marihuanë e prodhuar në mënyrë të paligjshme, sërish furgonët që transportojnë produkte prej akulloreje, ende janë duke punuar”

Rreth objektit ka edhe shtëpi banimi, ku shihen edhe fëmijë derisa luajnë.

Të moshuarit që jetojnë aty, prapa kamerës thonë se asnjëherë nuk do t’u shkonte mendja se aty ku ruhen akullore do të kishte edhe marihuanë.  Kjo sasi e madhe e marihuanës erdhi pas aktiviteteve 6-mujore të Prokurorisë publike në Kavadar në bashkëpunim me Bironë për sigurinë publike.

Për rastin dyshohet një firmë dhe përfaqësuesi i saj, 42-vjeçari me iniciale N.J. nga Jegunovca ndaj të cilëve është parashtruar padi penale.

Ministria e Punëve të Brendshme:

“Më 22 dhe 23 prill janë bërë dy ekspertiza shtesë dhe u përfunduar se materiali që është marrë për ekspertizë, paraqet drogë e cila është e ndaluar me Ligjin për kontroll të drogave. Kundër përfaqësuesit të personit juridik dhe personit juridik do të parashtrohet padi penale”.

Marihuana edhe pse u kap në Butel të Shkupit, ishte prodhuar në Kavadar gjatë periudhës qershor–tetor të 2019-s.

- Advertisement -

Latest News

Zaev: Mu për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve “zgjedhjet janë zgjidhje”

Pesë korriku është dita e zgjedhjeve, deklaroi sot lideri i LSDM-sl Zoran Zaev, sipas të cilit, deri atëherë partitë kanë 35 ditë...

Ndihmë nga Qeveria për transmetuesit për përballje me pasojat nga kriza e shkaktuar nga Kovid-19

Qeveria siguroi ndihmë për transmetuesit meqëllim të përballjes me krizën e shkaktuar nga Kovid-19. Do të paguhen borxhet e tyre të shkaktuara...

Faza e pestë e zbutjes së masave në Greqi – hapja e sezonit turistik, shkollave, kinemave

Më pak se një muaj pas përfundimit të karantinës, faza e pestë e zbutjes së masave kufizuese dhe kthimit gradual të “normalitetit...

Në rajonin e Tetovës 86 gjoba nga 20 euro për mosbartje të maskës

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikës së Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, 86 persona në rajonin e Tetovës kanë marrë...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -