​Shqipëria i dhuron Ulqinit 3 mijë libra

TË FUNDIT

Biblioteka Kombëtare e Ulqinit do të pasurohet me 3 mijë libra të rinj në gjuhën shqipe. Angazhimi është marrë nga zonja e parë, Odeta Nishani me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit.

Shqipëria i dhuron Ulqinit 3 mijë libra shqip

Biblioteka Kombëtare e Ulqinit do të pasurohet me 3 mijë libra të rinj në gjuhën shqipe. Angazhimi është marrë nga zonja e parë, Odeta Nishani me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit.

Zonja Nishani e ka ndërmarrë një nismë për pasurimin e fondit me libra shqip të Bibliotekës Popullore të Ulqinit, pasi kjo bibliotekë ishte e varfër në këtë aspekt.

Në fjalën e saj me rastin e dorëzimit të librave, zonja Nishani theksoi se libri është një pasuri kombëtare që në këtë rast na lidh edhe më shumë ne shqiptarët kudo që jemi.