Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, pas Drenasit ka vizituar sot edhe Komunën e Skenderajt. Mustafa u prit nga nënkryetari i kësaj komune Fadil Nura, por morri falënderime nga Sami Lushtaku.
Këtë Mustafës ja tha nënkryetari Fadil Nura, i cili e falënderoi për vizitën në emër të kryetarit Sami Lushtaku.
Para mediave të dy thanë se folën për projektet e përbashkëta financuese të cilat janë në dobi të qytetarëve.
