Array

​Nis bashkëpunimi Ferizaj-Elbasan

Must Read

Dënime më të rrepta për Gruevskin dhe Janakieskin, kërkon prokurorja Fetai në lëndën “Dhuna në Qendër”

Për nxitësit e dhunës para Komunës së Qendrës Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, gjykata duhet të jetë...

Karakaçakov: Bullgaria nuk është kundër, por mendon se nuk është koha për konferencë ndërqeveritare

Bullgaria nuk do të kundërshtojë, por do të thotë se nuk është koha që të caktohet datë...

Ish deputetja e VMRO-DPMNE-së Rangellova lirohet nga akuza, Fatime Fetai tërheqë padinë

Në fjalët përfundimtare, prokurorja Fatime Fetai ka tërhequr akuzën kundër Daniella Rangellova-ish deputete e VMRO-DPMNE-së për rastin...
- Advertisement -

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, u dakorduan të martën që të fillojë jetësimi i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Ferizajt dhe Elbasanit.

Gjatë një vizite në Ferizaj, ambasadori Minxhozi dhe kryetari Svarqa, biseduan për mundësi të shumta bashkëpunimi ndërmjet komunave dhe grupeve të interesit nga Kosova dhe Shqipëria.

- Advertisement -

Në tetorin e vitit të kaluar, gjatë një vizite në Elbasan, kryetari Svarqa dhe kryetari i Elbasanit Qazim Sejdini, patën biseduar për ngritjen e një partneriteti ndërmjet dy qyteteve në sfera të ekonomisë, arsimit, kulturës, sportit etj.

Si hap i parë i këtij partneriteti, do të jetë vizita e nxënësve elbasanas, por edhe nga qytete të tjera shqiptare në Ferizaj më 9 maj të këtij viti. Ata pritet që, të shoqëruar nga nxënës ferizajas, të vizitojnë ndonjë shkollë, muzeun e qytetit, fenomenin e Bifurkacionit të Nerodimes etj.

- Advertisement -

Ndërsa në perspektivën e partneritetit, pritet këmbimi i një kontingjenti nxënësish ferizajas dhe elbasanas të shkollave të mesme, për ta kaluar një vit shkollor në qytetet reciproke. Por kjo gjë tash për tash është një ide, e cila do të diskutohet me ministritë e arsimit të të dyja vendeve ka bërë të ditur zyra për informim e kryetarit.

Kryetari i Ferizajt, Svarqa dhe ambasadori shqiptar, Minxhozi, u pajtuan se ekzistojnë mundësi të shumta të pashfrytëzuara bashkëpunimi, që do të sillnin përfitime të dyanshme.

- Advertisement -

Dënime më të rrepta për Gruevskin dhe Janakieskin, kërkon prokurorja Fetai në lëndën “Dhuna në Qendër”

Për nxitësit e dhunës para Komunës së Qendrës Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, gjykata duhet të jetë më e rreptë për të...

Karakaçakov: Bullgaria nuk është kundër, por mendon se nuk është koha për konferencë ndërqeveritare

Bullgaria nuk do të kundërshtojë, por do të thotë se nuk është koha që të caktohet datë për mbajtjen e konferencës së...

Ish deputetja e VMRO-DPMNE-së Rangellova lirohet nga akuza, Fatime Fetai tërheqë padinë

Në fjalët përfundimtare, prokurorja Fatime Fetai ka tërhequr akuzën kundër Daniella Rangellova-ish deputete e VMRO-DPMNE-së për rastin “Dhuna në Qendër”. Përveç për...

Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e cila duhej të mbahej në qytetin e Shkodrës...

Gjykimi për padinë e Zaevit kundër Nikollovskit shtyhet për më 20 nëntor

Gjykimi për padinë për shpifje që e ngriti kryeministri Zoran Zaev kundër nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski është shtyrë për më 20...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -