​Kamion-bombë në treg, 54 të vdekur

TË FUNDIT

Nga shpërthimi nga kamioni bombë në një treg në Bagdad sot në mëngjes janë vrarë 54 persona, ka thënë policia.

Kamioni i madh ka eksploduar në kryeqytetin irakian pas agimit , në një treg në një periferi të Sadr City.

Në sulm janë plagosur po ashtu 86 njerëz.

Zyrtarët e spitalit kanë konfirmuar numrin e viktimave.

Momentalisht askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin por ky vendbanim shiit siq është Sadr City është shpesh cak I sulmeve terroriste të ISIS-it.