Array

​Italia i kërkon BE-së mbështetje financiare për emigrantët

Must Read

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi...
- Advertisement -

Italia i kërkon Bashkimit Evropian një mbështetje financiare më të madhe për të rritur operacionet e ndihmës për emigrantët në Mesdhe dhe një përgjigje të qartë për shtetet ku emigrantët do të dërgohen pasi janë shpëtuar, deklaroi shefi i diplomacisë italiane, Paolo Gentiloni.

“Mbikëqyrja dhe operacionet e shpëtimit në det do të peshonin më tepër në supet tona nëse ne nuk do të kemi ende një përgjigje të qartë nga Bashkimi Evropian”, theksoi sot ministri për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”.

- Advertisement -

“Dhe më pas ka një tjetër problem shumë delikat. Ku duhet të dërgohen personat e shpëtuar? Në portin më të afërt? Në vendin e ardhjes së anijes që i ka rigjetur? Për të gjitha këto pyetje BE-ja duhet të përgjigjet me qartësi”, theksoi ai.

Organizatat humanitare kanë denoncuar autoritetet evropiane për pakujdesinë e treguar ndaj mbytjes së emigranteve në Mesdhe, pas zhdukjes në det rreth 400 prej tyre të dielën, pavarësisht kërkimeve të rojave bregdetare italiane.

- Advertisement -

“Amnesty International” vuri në dukje se duke kërkuar ndalimin e operacionit të shpëtimit “Mare Nostrum”, që ka shpëtuar deri tani 17 000 jetë, dhe zëvendësimin e tij me operacionin ”Triton”, një mision monitorues, BE-ja u kthen shpinën përgjegjësive të saj dhe kërcënon në këtë mënyrë mijëra jetë.

- Advertisement -

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do t’i udhëheqë Lëvizja Besa do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi se deputetët opozitarë do t’i...

Kuvendi votoi ndryshimet Ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm

Me 61 vota  "pro", asnjë "kundër" dhe 28 "abstenime", Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor dhe me 61...

Parandalohet një incident i ri në Spitalin e Strumicës, pasi që një foshnje 9 muajsh ndërroi jetë

Pasditen e sotme rreth orës 16 në repartin për fëmijë pranë Spitalit të Strumicës ka ndërruar jetë një foshnje nëntë muajsh nga...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -