Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se së shpejti do të organizojnë protesta për të kundërshtuar Qeverinë dhe vendimet e saj. Por se a do të organizohen këto protesta në bashkëpunim me dy subjektet tjera opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën , kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk e bëri shumë të qartë.
Ai tha se protestat e organizuara veç e veç nuk e pengojnë qëllimin e përbashkët të subjekteve opozitare, duke mos përjashtuar mundësinë që të ketë protesta të përbashkëta.
Haradinaj qartësoj se protestat do të organizohen kundër korrupsionit, degradimit të Qeverisë dhe të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel, e që sipas tij janë të dëmshme për vendin.
Kryetari i AAK-së nuk specifikoj ndonjë datë se kur mund të pritet fillimi i protestave të këtij subjekti politik.
