SIPAS TË DHËNAVE TË OKB-së, MBI 300 MIJË MYSLIMANË JANË ARRATISUR NGA MIANMARI

489
0
SHPËRNDAJE

Si rezultat i dhunës në shtetin Rakaj, në Mianmar, nga aty tashmë janë arratisur 300 mijë pjesëtarë të popullit mysliman, Rohinga, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Mianmarit për herë të parë i ka ofruar ndihmë pjesëtarëve të pakicës myslimane, që gjenden ende brenda territorit të vendit.

Që nga 25 gushti, rreth 300 mijë pjesëtarë të popullit Rohinga kanë hyrë në Bangladesh.

OKB-ja po përgatitet për rritjen e numrit të të arratisurve në Bangladesh, në pritje të mijëra pjesëtarëve tjerë të këtij komuniteti, të zhvendosur brenda Rakajnas, në përpjekje për tu arratisur nga fshatrat e djegura dhe pjesëtarët e ushtrisë së Mianmarit, për të cilët refugjatët kanë theksuar se kanë sulmuar popullatën civile.

Autoritetet në Mianmar kanë mohuar këto akuza, duke këmbëngulur se kryengritësit nga radhët e Rohingave kanë filluar konfliktin më 25 gusht, me sulmet kundër stacioneve të policisë dhe ushtrisë, e më pas kanë vrarë civilë dhe kanë shkatërruar me mijëra shtëpi.

Siç kanë raportuar më herët, autoritetet në Mianmar për djegien e shtëpive kanë fajësuar grupin Ushtria për Shpëtimin e Arakanit, grup ky i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet e koordinuara kundër forcave të sigurisë, të cilat më pas reaguan me kundër-ofensivë.

Megjithatë, myslimanët për dhunë kanë fajësuar forcat e sigurisë, të cilat sipas tyre kanë djegur fshatrat, për të dëbuar myslimanët nga këto rajone.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU