Edhe pas dy javësh, mot i ngjashëm sikurse dje! Një ditë para dhe pas – reshje shiu

TË FUNDIT

Pas dy javësh, më 8 maj duhet të mbahen raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Loading poll ...

Një nga faktorët që përcakton edhe jehonën e votuesve, është edhe moti.

Shumica e politikanëve, si të shumicës edhe të opozitës, ditën e djeshme e karakterizuan “si pas shiut, lind dielli”, përcjell TV21. Duket se e njëjta do të jetë edhe pas dy javësh – më 8 maj.

Sipas sinoptikëve, më 8 maj temperaturat do të jenë në interval prej 7 deri në 19 gradë Celsius. Dita do të karakterizohet me diell.

Ky mot do të pasojë pas një dite me reshje shiu, por megjithatë me temperatura deri në 24 gradë Celsius. Shi pritet edhe më 9 maj, një ditë pas, me temperatura deri në 20 gradë Celsius. Burimi: AcuWeather