Policia financiare e Italisë ka arrestuar sot reperin amerikan Snoop Dogg, i cili me vete kishte 400 mijë dollarë të fshehura nëpër jastëkë të vegjël në aeroportin Lamezia në jug të vendit transmetojnë mediat italiane
Snoop Dogg ka mbajtur dy koncerte në jug të Italisë dhe po përgatitej për të fluturuar në Britani të Madhe , ku nesër ka një koncert.
Gjatë kontrollit rutinor para se muzikanti të hipë në aeroplanin e tij privat, policia gjeti dy çanta me plot para. Në to ka pasur gjithsej 422 mijë dollarë.
Sipas ligjit italian , ndalohet bartja e më shumë së 10 mijë eurove para të gatshme për çka muzikantit i janë marrë gjysma e parave si dhe është hapur hetim për origjinën e tyre.
Snoop Dogg nuk është ankuar, por ka kërkuar që sa më shpejt të fluturojë për në Londër .
Muzikantit do t’i kthehet paratë e konfiskuara kur të paguajë dënimin për shkelje të ligjit Italian.
Snoop Dogg(43) i cili është njëri ndër yjet më të mëdha të hip-hop muzikës me 30 milionë albume të shitura edhe më herët ka qenë I arrestuar për skandale të ndryshme si dhe posedim tà « kokainës dhe marihuanës.
