Pas votimit të amendamenteve Kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale kabineti qeveritar është mbledhur dhe po bënë gati dy projektligjet.
Në këtë mbledhje pritet të procedohen projektligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.
Isa Mustafa, gjatë kësaj mbledhje konsideron se kushtet për procedimin e këtyre dy projektligjeve janë plotësuar.
Shpjegimin e ka dhënë në detaje ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi i cili ka njoftuar kabinetin qeveritar për projektligjin.
