​Projekt i UNDP-së dhe Qeverisë turke për mbrojtjen e pyjeve

TË FUNDIT

Investimet në zhvillimin e pylltarisë janë më se të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Projekti “Trajtimi i pyjeve cungishte me standarde” paraqet planin për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri e kohezioni. Problem tjetër për pyjet në Kosovë është edhe prerja ilegale e tyre.

Këto vlerësime u bënë në prezantimin e projektit “Trajtimi i pyjeve cungishte me standarde”, nga ekspertë pyjorë të UNDP-së nga Turqia.

Drejtori për Menaxhim me Pyje, Faruk Bojaxhiu, tha se për shkak të gjendjes ekonomike të popullatës, duke mos pasur alternativë për ngrohje, Kosova po përballet me prerje ilegale.

Ai tha se ky projekt i Qeverisë Turke për UNDP, është synim që pyjet cungishte të kthehen në pyje tungishte.

Drejtori i përgjithshëm i pyjeve të Turqisë Ismail Ysmyz, tha se do të bashkëpunohet edhe për projekte të tjera, si në industri, bujqësi e turizëm, e jo vetëm në mbrojtjen e pyjeve.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se nga 1.500 hektarë të sipërfaqes së Fushë Kosovës sa është tani, në të ardhmen kjo sipërfaqe do të zgjerohet dhe në këtë mënyrë menaxhimi i këtyre pyjeve të ulëta të bëhet në periudhën kohore 10 vjeçare.

Sipërfaqja e pyjeve në Kosovë është 481 mijë hektarë, dhe shumica prej tyre, apo diku rreth 70 për qind, janë pyje cungishte.

Një projekt si ky parashihet të vazhdojë dhe në të ardhmen në atë mënyrë që të përfshihen të gjitha sipërfaqet cungishte.

Nikoqirët dhe mysafiri nga Turqia me këtë rast këmbyen dhurata, ndërsa drejtorit të përgjithshëm të pyjeve në Turqi, Ysmyz, iu dhurua harta e Kosovës