​Flamuri amerikan në gjysmë shtize në Prishtinë në përkujtim të 11 shtatorit (Video)

TË FUNDIT

Në ditën e sotme para 14 viteve, më 11 shtator 2001, në Amerikë ndodhi njëri ndër sulmet më të rënda ndonjëherë, sulm ky i cili la pas të rrënuara “Kullat Binjake” në New York. Në këtë sulm terrorist me aeroplanë humbën jetën rreth 3 mijë persona. Shumë prej këtyre personave ishin të huaj, e një pjesë tjetër po ashtu e madhe edhe zjarrfikës. Në mesin e viktimave të atyre sulmeve ishin edhe tre shqiptaro- amerikanë.

Për të përkujtuar këtë ditë tragjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Garda e Nderit e Policisë së Kosovës ulën sot në Sheshin Bill Clinton në Prishtinë flamurin amerikan në gjysmë shtize.

Agim Rexhepi nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” tha se 11 shtatori është ngjarje që ka tronditur gjithë botën dhe jo vetëm SHBA-të. Sipas tij, Amerika ka qenë çdo herë aleat strategjik i Kosovës dhe mik historik i shqiptarëve.

Kurse, njëri nga njerëzit që ka më për zemër Amerikën, nga shoqata e personave me aftësi të kufizuara, Agim Vatovci, tha se po të mos ishte Amerika e të sulmonte caqet e Serbisë, ne sot nuk do të ishim. Ai sulmin terrorist të para 14 viteve e cilëson si sulmin më makabër të bërë ndonjëherë.

Sulmet ajrore të 11 shtatorit të 2001-ës, kanë shë nuar pikë kthese, jo vetëm për Amerikën por për mbarë botën në luftën kundër terrorizmit.