Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të cilit ia dorëzoi “Çelësin e Tiranës”, transmeton TV21.
Veliaj “Çelësin e Tiranës” Abazoviqit ia jep, siç theksoi për kontributin e dhënë për vite me radhë në politikë.
“E di që në politikë rrallë ta thonë fjalën e mirë, por unë besoj që ne të dy të përfaqësojmë një brez të ri që duhet ta thotë hapur kur dikush po e bën një punë të mirë, kur dikush meriton një vlerësim. Ti je padyshim etaloni i politikës së mirë. Tani, e kuptoj që koha jotë është më shumë e fokusuar në Mal të Zi, kështu që nuk të kemi dot përvete, por sado pak do të doja që të të kishim prezent në Tiranë sipas mundësive dhe që të ta shtoj këtë presion dhe këtë obligim, dua që me shumë dashuri në emër të qytetit të Tiranës të të dhurojë “çelësin e qytetit të Tiranës”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
