Moti sot do të jetë me vranësira me reshje lokale të kohëpaskohshme, kryesisht me borë, ndërsa në vendet e ulëta përgjatë lumit Vardar me reshje shiu dhe bore. Nga fundi i ditës, reshjet do të ndërpriten. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila herë pas here do të forcohet përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga -1 deri në 6 gradë.
Në Shkup do të jetë me vranësira me reshje shiu dhe bore të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë 2 gradë.
Sipas njoftimeve nga DPHM-ja, nga nesër dhe gjatë gjithë javës së re të punës moti do të jetë stabil dhe shumë i ftohtë. Temperaturat e mëngjesit pothuajse kudo do të jenë nën zero. Vende-vende do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e lehtë, herë pas here mesatare nga drejtimi verior.
